ZYRTARE: Skuadra e kapitenit të Kombëtares me trajner të ri

Skuadra ku luan kapiteni i Kombëtares shqiptare, Mergim Mavraj, Hamburg, edhe zyrtarisht është bërë me trajner të ri.

Bernd Hollerbach është trajner i ri i Hamburgut. Kjo u njoftua nga klubi me një deklaratë zyrtare, shkruan Gazeta Olle.

Hollerbach 48-vjeçar, zëvendëson në këtë pozitë Markus Gisdol, i liruar pas humbjes së tij në shtëpi kundër Këlnit.

Hollerbach ka nënshkruar me Hamburgun deri në vitin 2019. Pas 19 ndeshjeve në Bundesliga, Hamburg është në pozitën e parafundit, që do të thotë për herë të parë në historinë e klubit mund të largohet nga Bundesliga. /Gazeta Olle/

Image result for hamburg vs fc koln