ZYRTARE: Skënderbeu transferon futbollistin kosovar

Skënderbeu vepron pa zhurmë në merkato dhe sot e ka bërë një goditje që mund të rezultojë mjaft e rëndësishme për të ardhmen.

Klubi korçar ka zyrtarizuar firmën me mesfushorin me prejardhje kosovare, Elmir Asani, një befasi për të gjithë, sepse djaloshi 23-vjeçar mbërriti dje në Durrës dhe sot zbriti në fushë për miqësoren kundër Bylisit.

Trajneri Orges Shehi ka mbetur shumë i kënaqur nga paraqitja e mesfushorit, i cili shënoi golin e parë të ndeshjes dhe luajti mjaft mirë.

Pas testit miqësor, Asani së bashku me presidentin Ardjan Takaj kanë firmosur kontratën që e lidh 23-vjeçarin për 3 vitet e ardhshme me kampionët në fuqi të vendit.

Asani luan në krahun e djathtë të mesfushës ndërkohë që në karrierën e tij ka luajtur për Vojvodina, FK Zemun dhe Vozdovac në Superligën serbe, ku është aktivizuar në total 62 ndeshje.

Në pjesën e parë të sezonit ai luajti në ligat e ulëta në Austri.