ZYRTARE: Sigal Prishtina mëson kundërshtarët në Europe Cup

Klubi i Sigal Prishtinës ka mësuar kundërshtarët në FIBA Europe Cup.

Kampioni i Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, ka mësuar kundërshtarët për FIBA Europe Cup, që do të jenë në grupin B së bashku me Belfius Mons-Hainaut, Demir Insaat dhe BC Khimik nga Ukraina.

BC Khimik është dy herë kampion dhe një herë fitues i Kupës së Ukrainës.

Ndeshja e parë e Sigal Prishtinës në Grupin G, do të jetë më 18 tetor në Mons të Belgjikës.

Aty prishtinasit luajnë kundër skuadrës nga ky qytet Belfius-Mons Hainaut.

Kurse takimi i radhës i kryeqytetasve do të zhvillohet të mërkurën më 25 tetor në Prishtinë.

Aty ekipi bardhekaltër luan kundër Khimik.