Zyrtare: Shuhet klubi që fitoi Ligën e Kampionëve (FOTO)

Pas një procesi gjyqësor Ministria e Mbrojtjes ka fituar betejën kundër klubit. Gjykata vendosi që Becali nuk mund të përdorë më emrin e Steauas, kështu edhe pse ekziston mundësia për të apeluar këtë vendim, për momentin Steaua nuk është më.

Një fund i trisht i aventurës së Presidentit Gigi Becali në drejtimin e klubit. Sipas të gjitha gjasave, klubi do të mbajë emrin “FCSB”, por ndërkohë Steaua-s i duhet ta rinisë aventurën e saj duke rilindur nga kategoria e katërt. Javën e kaluar Ministria e Mbrojtjes që fitoi të drejtën e emrit, bëri të ditur zyrtarisht se sezonin e ardhshëm do të krijojë skuadrën e vërtetë të Steaua-s.

45 % e tifozëve kanë bërë të ditur se do të ndjekin këtë klub, i cili do të udhëhiqet nga Marius Lacatus, por nuk përfundon këtu, pasi Ministria rumune e Mbrojtjes i ka kërkuar Becalit, një dëmshpërblim prej 37 milionë eurosh, pasi ka përdorur emrin e Steaua-s në 13 vitet e fundit, pa patur të drejtën ta bëjë dicka të tillë.

Steaua e Bukureshtit është klubi më i suksesëshëm në Rumani, ku ka fituar 26 herë titullin kampion, 22 herë Kupën e Rumanisë ndërsa në arenën ndërkombëtare padyshim që të gjithë mbajnë mend suksesin e jashtëzakonshëm me fitimin e Champions League , atëherë të quajtur Kupa e Europës në sezonin 1985-1986 kur i rrembeu trofeun duke mposhtur me penallti ne finale Barcelonen.

Sport, Football, European Cup Final, Nou Camp, Barcelona, Spain, 24th May 1989, AC Milan 4 v Steaua Bucharest 0, AC Milan's Carlo Ancelotti holds the trophy aloft with his team-mates (Photo by Bob Thomas/Getty Images)

Loading...