ZYRTARE: Shtyhen ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe të Evropës

Për shkak të koronavirusit, UEFA ka shtyrë të gjitha ndeshjet e parapara për javën e ardhshme.

Këtu përfshihen ndeshjet e 1/8 së Ligës së Kampionëve të parapara për 17 dhe 18 mars, dhe ato të Ligës së Evropës të parapara për 19 mars. Po ashtu janë shtyrë te grupmoshat e reja.

Me këtë rast është shtyrë edhe ceremonia e hedhjes së shortit, e paraparë për 20 mars.

UEFA ka njoftuar se për kohën kur do të luhen këto ndeshje do të njoftojë më vonë.