ZYRTARE: Shqipëri – Izrael nuk luhet në Shkodër

Stadiumi “Loro Boriqi” në Shkodër nuk do të presë Shqipërinë dhe Izraelin më 12 nëntor.

Është UEFA që i ka dërguar letër Federatës Shqiptare të Futbollit, duke vendosur në momentet e fundit që ky takim të mos luhet në këtë stadium, por në Elbasa Arena, njofton FSHF, raporton Gazeta Olle.

Takimi nis nga ora 20:45.