ZYRTARE: Shkëndija prezanton reprezentuesin e Francës

Shkëndija e Tetovës ka bërë një nga transferet më bombastike të këtij afati kalimtar.

Sot, skuadra shqiptare nga Tetova ka prezantuar futbollistin francez, Aboubaker Es Sahhal, shkruan Gazeta Olle.

Bëhet fjalë për anëtarin e skuadrës Guingamp, reprezentues i Francës në kategoritë e reja dhe futbollist i cili vetëm pak kohë më parë lidhej me transferim në ekipe të mëdha në Angli, Portugali e Itali, si Wolverhampton Wanderers, Stoke City, Atalanta, Benfica etj.

Kështu, Shkëndija fiton një ‘betejë’ për shërbimet e futbollistit në fjalë pasi për të ishi ntë interesuar shumë skuadra nga Evropa.

Es Sahhal, gjithashtu është reprezentues i Francës në grupmoshat e reja të këtij shteti./Gazeta Olle

Welcome | Aboubaker Es Sahhal

Zyrtare: Shkëndija firmos me francezin Es Sahhal 🔴⚫

Gepostet von KF Shkëndija am Dienstag, 4. Februar 2020