ZYRTARE: Shkëmbim Salihu befason të gjithë, e pabesueshme ku është transferuar!

Ish-sulmuesi i Prishtinës, Besës, Ferizajt dhe disa skuadrave tjera vendore, Shkëmbim Salihu, është bërë me skuadër të re.

Sulmuesi shtatgjatë ka nënshkruar kontratë me klubin e Vjosës, përcjellë Gazeta Olle.

Vjosa edicionin e kaluar e ka përmbyllur në pozitën e 13 të Ligës së Dytë, mirëpo duket që në edicionin e ardhshëm do të luftojë për pjesën e epërme të tabelës.

Transferimi i Salihut sigurisht konsiderohet si madh nga klubi i Vjosës, që e ka zyrtarizuar në faqen zyrtare në Facebook.

“Vjosa arrin marrëveshje me top sulmuesin Shkëmbim Salihun.

Bimit i dëshirojmë suksese dhe mirëseardhje në klubin Vjosa, ditët në vijim do të kemi edhe shumë befasi tjera”, thuhet në njoftim. /Gazeta Olle/