ZYRTARE: Shkarkohet trajneri i njohur kosovar

Klubi i Vllaznisë së Pozheranit që garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll ka mbetur pa trajner.

Agron Selmani nuk do jetë trajner i skuadrës së Vllaznisë, pas humbjes në ndeshjen e fundit në shtëpi nga Bashkimi i Koretinit me rezultat 3:0.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Vllaznisë, në rrjete sociale duke shkuar:

“Pas mbledhjes se jashtëzakonshme ne mes te kryesisë se klubit dhe Agron Selmanit erdhëm ne përfundim qe të shkëpusim bashkëpunimin e mëtejmë. Selmanin e falënderojmë për kontributin e dhënë ne klubin tonë, ndërsa për veprimet e mëtutjeshme ne si klub do të ju njoftojmë me kohë”, shkruhet në faqen e klubit të Vllaznisë.

Vllaznia pas tri ndeshjeve e ka tubuar vetëm një pikë.

Ky ekip në edicionin e kaluar ka garuar në Superligës.

agron selmani