Zyrtare: Shkarkohet trajneri i mirënjohur nga klubi jo shumë i njohur (FOTO)

‘Timonieri’ suedez Sven-Goran Eriksson, është shkarkuar nga detyra e trajnerit nga drejtuesit e klubit kinez, Shenzhen FC, përcjellë Gazetaolle.com.

Një gjë e tillë ka ndodhur pasi që trajneri i mirënjohur nuk ka arritur që ti plotësojë apetitet e klubit sa i përket rezultateve.

Eriksson më parë ka drejtuar ekipe të mëdha në Evropë si Kombëtaren e Anglisë dhe atë të Suedisë e klube të njohura si Roma, Lazio apo Manchester City.

Eriksson punon në Kinë që nga viti 2013.

Më parë ka drejtuar skuadrat si Guangzhou R&F dhe Shanghai SIPG. /Gazetaolle.com