Zyrtare: Shengyli largohet nga Vëllaznimi

Trajneri i deritashëm i FC Vëllaznimi, Skënder Shengyli është ndarë me skuadrën gjakovare. Të dyja palët kamë vendosur të ndërprejnë bashkëpunimin e mëtutjeshëm, meqë nuk kanë arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët për punë në shtigje afatmesme apo afatgjate, ka bërë të ditur drejtuesi i FC Vëllaznimi, Shkëlzen Gashi.

Kryetari Gashi e falënderon z. Shengyli për punën e deritashme dhe gjurmët e lëna në skuadër, duke mos përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Postin e trajnerit, përkohësisht do ta ushtrojë Haxhi Kurhasku, i cili së bashku me Fatos Brahushin kanë qenë pjesë e stafit të Shengylit.