ZYRTARE: Shaqiri nuk udhëton në Beograd

Është zyrtare. Xherdan Shaqiri nuk është përfshirë në listën prej 21 lojtarëve që do të udhëtojnë në Beograd për ndeshejn që Liverpool do ta zhvillojë me Crvena Zvezdën.

Trajneri Jurgen Klopp e ka arsyetuar mospërfshirjen e Shaqirit për të udhëtuar drejt Beogradit.

“Ne kemi dëgjuar dhe lexuar spekulime për pritjet që do të merte Shaqiri, edhe pse nuk e kemi idenë se çfarë mund të ndodh. Ne duam të shkojmë atje dhe të jemi të përqendruar 100 për qind në futboll dhe jo të mendojmë për gjëra tjera”, ka thënë Klopp për faqen zyrtare të Liverpoolit, raporton Gazeta Olle.

“Ne jemi Liverpool, një klub i madh, një ekip futbolli, por nuk kemi asnjë mesazh përtej kësaj. Nuk kemi mesazhe politike, absolutisht jo. Ne duam që fokusi ynë të jetë në lojëne  futbollit”, ka shtuar Klopp.

Crvena Zvezda – Liverpool zhvillohet në mesjavë.