ZYRTARE: Serie A rikthehet me këtë datë

Kampionati i futbollit në Serie A pritet të vazhdon aty ku mbeti në kohën e pezullimit si shkak i pandemisë së koronavirusit.

Serie A ka njoftuar së fundi se kampionati do të rinis me 13 qershor, ndërsa stërvitjet në grup pritet të nisin nga kjo e hëne, shkruan Gazeta OLLE.

Pas ndryshimeve të kërkuara në protokollin mjekësor u është dhënë leja klubeve që të fillojnë stërvitjeve në grup nga 18 maji.

Përmes një komunikate, liga italiane ka konfirmuar që vazhdimi i edicionit do të fillojë më 13 qershor.

Sidoqoftë, protokolli mjekësor parasheh që nëse ndonjë futbollist infektohet me koronavirus, e gjithë skuadra do të hyjë në karantinë për 15 ditë.