Seid Onbashi ka shkruar historinë me skuadrën e femrave KFF Mitrovica.
Trajneri mitrovicas ka arritur shumë me klubin e femrave mitrovicase në Ligën e Kampionëve.
Por ai tani e tutje do ta ketë edhe një detyrë tjetër, pasi ka marrë postin e trajnerit te KF Trepça ’89 në kategorinë e juniorëve.
Ka qenë vetë Onbashi që ka konfirmuar nëpërmjet një postimi në Facebook se do t’ia filloj punës me juniorët e 89-shit.
“Nga dita e hëne do të jem trajner i KF Trepca 89 në juniora”.
“Falënderoj kryetarin Abedin Zeka dhe drejtorin Veton Qitaku për besimin dhe ofrimin e detyrës tre besoj së bashku do të arrijmë suksese të reja”, ka shkruar Seid Onbashi në një postim në rrjetin social Facebook.