ZYRTARE: SC Gjilani transferon Jackson Ferreira

Skuadra e Gjilani ka transferuar futbollistin nga brazili, Jackon Ferreira.

Ferreira mbulon pozitën e mbrojtësit të krahut, ndërsa më parë ishte pjesë e skuadrës së Luftetarit në Shqipëri, shkruan GazetaOlle.com.

Më posht njoftimi nga SC Gjilani:

SC Gjilani ka arritur marrëveshje me futbollistin brazilian Jacskon Ferriera për të qenë pjesë e klubit për edicionin e ardhshëm.

Ferriera, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë edicionin e kaluar ishte pjesë e FC Luftëtarit në Kategorinë Superiore, derisa në të kaluarën ishte pjesë e shumë klubeve të njohura në Brazil dhe Greqi.

SC Gjilani njofton se gjatë ditëve në vijim do të ketë shumë risi në afatin kalimtar të verës dhe në ardhjet e reja