ZYRTARE: Samir Ujkani e konfirmon marrëveshjen mes FFK-së dhe Cremoneses

Gardiani’ i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, ka konfirmuar se do të jetë në ndeshjen e radhës të Kosovës ndaj Lituanisë, transmeton GazetaOlle.com.
Portieri i Cremonezes në Itali ka thënë se do të jetë në këtë ndeshje ani pse do të luajë të hënën në takimin e rëndësishëm të Series B ndaj Palermos.

ffk reklama
“Dua që ta falënderojë Federatën e Futbollit të Kosovës që më ka mundësuar që të qëndrojë deri të dielën në Itali dhe më pas të udhëtojë për Kosovë ku të hënën luhet ndeshja. Është ndeshje shumë e rëndësishme si për mua ashtu edhe për skuadrën. Shpresoj se në Kosovë do të vijë me një fitore”, ka thënë Samir Ujkani për emisionin Koha Shtesë në Super Sport Kosova.
Ujkani është e kapiten i Kosovës.
Ndeshja Kosovë – Lituani luhet më 13 nëntor në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë. /Gazeta Olle/

samir ujkani

Ujkani