Zyrtare: “Riluhet” Arsenal-Bayern, por tani…

Arsenal-Bayern Munchen do të riluhet, por tani në një version tjetër. Skuadrat që u ballafaquan në Ligën e Kampionëve, do të zhvillojnë një miqësore në Kinë.

Lajmi është konfirmuar nga shefi ekzekutiv i Arsenalit, Ivan Gazidis.

“Do të luajmë një miqësore me Bayernin në Kinë. Ajo do të jetë një ndeshje speciale për tifozët tanë kinezë”, deklaroi Gazidis, përcjellë “lajmi.net”.

Ende nuk është konfirmuar data e saktë se kur do të luhet ndeshja, megjithatë besohet se në muajin korrik.

Arsenali do t’i përfundojë përgatitjet për edicionin 2017/18 para datës 29 korrik, kur luhet “Kupa Emirates”.