ZYRTARE: Rikthehet Afrim Jashari, prezantohet te skuadra e re

Trajneri nga Skenderaj, Afrim Jashari, rikthehet përsëri për të drejtuar një skuadër.

Ish-tekniku i Drenicës ka marrë drejtimin e Vjosës, përcjellë Gazeta Olle.

Jashari është prezantuar në ambientet e klubit.

Vjosa garon në Ligën e Dytë të futbollit kosovar.

Vjosa ka konfirmuar lajmin, duke falënderuar ish-trajnerin Xhevdet Hysaj për kontributin e dhënë.

“Afrim Jashari merr timonin e KF. Vjosës.

KF. Vjosa sot arriti marrëveshjen me z. Afrim Jasharin, duke besuar në përvojën dhe profesionalizmin, përkushtimin që do të ketë ndaj klubit shpresojmë, që sukseset në sezonin vjeshtor 2019 nuk do të mungojnë.

Njëkohësisht KF. Vjosa falenderon kryetrajnerin e deri deri tanishëm z. Xhevdet Hysaj për kontributin e dhënë, bashkëpunimi me të do të vazhdoj edhe në të ardhmen në cilësinë e ndihmës trajnerit”, thuhet në njoftim.

Jashari kishte qenë i suksesshëm në drejtimin e Drenicës para disa vjetësh, duke fituar simpatinë e opinionit futbollistik vendor. /Gazeta Olle/