Zyrtare: Red Bull Salzburg huazon Mërgim Berishën

Mërgim Berisha, sulmuesi 19-vjeçar që para disa kohësh nënshkroi kontratë profesionisti me Salzburgun, është huazuar në një ekip tjetër të Bundesligës Austriake.

Lajmi është bërë zyrtar nga klubi i LASK Linz, që këët verë i bëri një ofertë zyrtare prej 300 mijë euro Tiranës për Mervejl. Tashmë ata kanë marrë Berishën për sulmin.

Ai ka luajtur më së shumti me ekipin e dytë të Salzburg, Lifering, duke numëruar 14 gola në 30 ndeshje sezonin e shkuar.

Te LASK shprehen të lumtur për këtë lëvizje, teksa trajneri Oliver Glasner thotë: “Ne jemi shumë të kënaqur për angazhimin e Mërgimit me ne dhe shpresojmë që të integrohet sa më shpejt me ekipin. Mërgimi është një talent i madh dhe ne duam ta ndihmojmë atë të qëndrojë në Bundesligë me LASk. Berisha është huazuar te ne për një sezon”.