ZYRTARE: Reali shkarkon Lopeteguin

Real Madrid ka vendosur për të ardhmen e trajnerit Lopetegui.

Bordi drejtues i skuadrës mbretërore ka vendosur të shkëput bashkëpunimin me trajnerin spanjoll, transmeton lajmi.net.

Pasi e nisi sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme, Lopetegui u bë cak i shumë kritikave.

Humbja e mbrëmshme ndaj Barcelonës duket se ka qenë goditja përfundimtare për të.

Zëvendësues i tij përkohësisht do të jetë Solari.