Zyrtare: Reali konfirmon Kovaçiçin, nesër prezantimi

Është gjithçka zyrtare. Mateo Kovaçiç është lojtar i ri i Real Madridit. Vetë klubit mbretëror ka konfirmuar ardhjen e talentit kroat nga Interi.

“Real Madrid dhe Inter kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Mateo Kovaçiçit, i cili ka nënshkruar një kontratë për sezonet tjera. Lojtari do të prezantohet nesër në ora 13:00 në Santiago Bernabeu, pasi t’i kalojë testet mjekësore”, thuhet në komunikatën e tyre.