ZYRTARE: Reagon FFK, ky është vendimi për ndeshjen Vllaznia-Drenica

Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar shtyrjen e ndeshjes Vllaznia-Drenica.

Përmes një njoftimi, FFK ka bërë të ditur që takimi i paraparë të luhet sot në Gjilan, është shtyrë për nesër prej 13:00, përcjellë Gazeta Olle.

Kjo pasi që fusha është në gjendje të rënduar nga bora.

“Ndeshja e fundit e javës së 20-të në Vala Superligë ndërmjet Vllaznisë dhe Drenicës, e paraparë për t’u zhvilluar sot në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, është shtyrë për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

Komisioni i Garave ka vendosur që kjo ndeshje të shtyhet për një ditë dhe e njëjta të luhet të martën në orën 13:00, në të njëjtin stadium”, thuhet në njoftim. /Gazeta Olle/