ZYRTARE: Rahoveci vazhdon edhe për 1 vit me Grapcin

KB Rahoveci ka njoftuar se ka vazhduar kontratën me basketbollistin Rron Grapci.

Lajmi është bërë i ditur në faqen e tyre zyrtare, shkruan Gazetaolle.com.

“Rron Grapci zyrtarisht edhe një vit në Rahovec”, shkruan KB Rahoveci.

‘Vreshtarët’ priten që këtë vit të luajnë në Fiba Euro Cup andaj po synojnë të krijojnë një skuadër të fuqishme.