Zyrtare: Qemail Elshani nënshkruan me Partizanin

Mesfshori nga Kosova, Qemail Elshani, ka nënshkruar me Partizanin e Tiranës. Futbollisti i i Feronikelit ka firmosur kontratë dy vjeçare me skuadrën nga kryeqyteti shqiptar.

Vet Elshani e ka konfirmuar një gjë të tillë për Gazetaolle.com. “Kam nënshkruar kontratë me Partizanin. Premtoj maksimumin dhe dua t’i falëndërojë të gjithë te Feronikeli për kohën sa kam kaluar aty”, ka thënë Elshani për Gazetën ‘Olle’.

Ai në stinorin e fundit i ka realizuar dy gola dhe i ka bërë pesë asiste për gol për skuadrën nga Drenasi.

‘Qema’ do të gjejë te Partizani dhe Mentor Mazrekajn, Labinot Ibrahimin dhe Astrit Fazliun të cilët gjithashtu vijnë nga Kosova. /Olle/