Zyrtare: Qaka me klub të ri

Steaua Bukuresht ka konfirmuar transferimin e futbollistit shqiptar Kamer Qaka nga Politehnica Iasi.

Mesfushori shqiptar ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin e njohur. Ai do të bartë fanellën me numër 92.

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me klubin më të madh në Rumani. Shpresoj të kem progres dhe të kënaqem me kolegët e mi e të fitojmë sa më shumë trofe që të jetë e mundur. Mezi pres të nis ushtrimet dhe të luaj ndeshjen time të parë në fanellën kuq e kaltër”, ka thënë Qaka.

23-vjeçari vitin e shkuar debutoi me kombëtaren shqiptare.

Image