ZYRTARE: Prishtina Volley përforcohet me një francez

Skuadra Prishtina Volley është përforcuar me një lojtar francez.

Victor Baysang-Michelin është emri i ri te kjo skuadër, përcjellë Gazeta Olle.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit prishtinas në rrjetin social Facebook.

Michelin luan në pozitën e qendrës dhe më parë ka luajtur për US Mulhouse Volley në Francë.

Kurse, francezi punon në një QJO të këtij shteti në Kosovë./Gazeta Olle