ZYRTARE: Prishtina transferon edhe një talent tjetër nga Vëllaznimi, në prova edhe tre tjerë nga jashtë

FC Prishtina që nesër do të rifillon fazën përgatitore për edicionin e ri.

Skuadra bardh e kaltër ka njoftuar gjithashtu se shumë shpejtë pritet të prezantoj ardhjen e fundit në skuadër, shkruan GazetaOlle.com.

Arti Maloku do jetë futbollisti i ri i Prishtinës, ky i fundit vjen nga skuadra e Vëllaznimit.

Arti Maloku

Gjithashtu në njoftimin e bërë nga kjo skuadër thuhet se në prova që nga nesër do të jenë tre futbollistë.

Futbollistët që do të jenë në prova te Prishtina priten të jenë, mbrojtësi i majtë, Adem Jahaj i cili ishte pjesë e skuadrës Osijek.

Kurse për dy të tjerët Prishtina nuk i ka zbuluar emrat e tyre por vetëm kanë cituar se nga vijnë.

Nesër pasdite skuadra fillon përgatitjet

Më poshtë njoftimi nga FC Prishtina:

Prishtina nesër nis fazën përgatitore për edicionin e ri të kampionatit 2019/20. Skuadra nuk do të jetë tërësisht e kompletuar deri të martën apo të mërkurën kur disa nga futbollistët kthehen nga pushimi jashtë vendit.

Në prova do të vijnë edhe tre futbollistë, do të sprovohet një brazilian, një jugkorean dhe një shqiptar nga Kroacia, ish-anëtari i kategorive të reja të Osijekut në Kroaci, mbrojtës i majtë, Adem Jahaj.

Ndërsa si futbollist i ri i skuadrës do të prezantohet ish-futbollisti i deritanishëm i Vëllaznimit, anëtari i grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës, futbollisti 18 vjeç i disa pozitave mbrojtëse, Arti Maloku.