ZYRTARE: Prishtina huazon dy futbollistë në Ligën e Parë

Prishtina ka njoftuar se ka huazuar dy futbollistë.

Bëhet fjalë për dyshen, Laurit Behluli dhe Lis Ahmeti, shkruan GazetaOlle.

I pari është huazuar te Dardana në Ligën e Parë, kurse Ahmeti poashtu në Ligën e Parë, por te skuadra e 2 Korrikut.

Njoftimi: Behluli në Dardanë – Ahmeti në 2 Korrik

Prishtinë, 13 gusht 2019 – FC Prishtina ka huazuar dy futbollistët të rinj të skuadrës, të cilit për një vit do të jenë të huazuar në Ligën e parë.

Portieri Laurit Behluli huazohet në skuadrën e trajnerit, ish-futbollistit të Prishtinës, Erdin Hashani, në Dardanë, ndërsa futbollisti i sapo promovuar në ekipin e parë nga të rinjtë e U19, Lis Ahmeti, huazohet në skuadrën e 2 Korrikut të Prishtinës.

Klubi huazon dy futbollistë të rinj