ZYRTARE: Prishtina bënë ‘goditjen’ e radhës për Ligën e Kampionëve (FOTO)

Sigal Prishtina vazhdon të përforcohet për edicionin e ri, ku do të marrin pjesë edhe në Ligën e Kampionëve.

“KB SIGAL Prishtina nënshkruan me Keon Johnson! Lojtari i radhës që i bashkangjitet rrugëtimit tonë është Keon Johnson i cili përkundër gjatësisë së tij (vetëm 170cm) është një lojtarë energjk dhe mjaft premtues duke dëshmuar se gjatësia është vetëm numër!!!”, thuhet në njoftimin e Prishtinës, raporton Gazeta Olle.

“Johnson 21 vjeç, vie gjithashtu direkt nga NCAA dhe edhe për të është “Rookie-season” pasi deri tani ishte pjesë e kolegjit Ëhinthrop University, ku gjat sezonit të fundit ishte lojtari më i mirë në konferencen e tij me mesatare prej 22pikëve për ndeshje. Gjithashtu gjat sezonës së tij të fundit në kolegj arriti shiften e 2000pikëve duke u pozicionuar si koshashënuesi më i mirë i kolegjit të tij!”, shkruan më tej Prishtina.

Bardhekaltërit ditë më parë, emëruan Ahmet Kandemirin për trajner.

prishtina

basketbolli