Zyrtare: Prezantohet Wesley Sneijder, kjo është thirrja e tij për arabët

Mesfushori holandez, Wesley Sneijder, kaloi nga Nice në Katar duke e ndërprerë në gjysmë qëndrimin në kampionatin francez.

Wesley Sneijder ka një klub të ri.

Al-Gharafa, e cila është në vendin e shtatë momentalisht në Qatar Stars League, njoftoi të premten se 33-vjeçari do t’i bashkohej ekipit.
“Shpresoj se të premten do të luaj ndeshjen time të parë. Po ashtu shpresoj t’ju shoh të gjithëve duke ardhur në stadium për të më parë mua. Jam shumë i emocionuar”, shkroi Sneijder në Twitter.

received_10156276046708641