Zyrtare: Përsëri Fadil Vokrri!

Me 56 vota pro dhe asnjë kundër, Fadil Vokrri është zgjedhur kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, pas Kuvendit Zgjedhor.

Ai kështu e ka fituar edhe një mandat tjetër 4-vjeçar, ndërsa Komiteti Ekzekutiv mbetet i njëjti.

Të pranishëm kanë qenë 56 nga 59 delegatët në total, ku vetëm Prishtina ka bojkotuar.

Gjithashtu, prezent ishin edhe zyrtarët e Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Sylejman Demollari dhe Vasil Bici.