ZYRTARE: Pensionohet ish-futbollisti i njohur i Milanit!

Antonio Nocerino i ka dhënë fund karrierës së tij prej futbollisti.

Dikur anëtari i Milan, Nocerino, sot ka njoftuar të gjithë tifozët e futbollit se po i jep fund karrierës së tij, përcjell lajmi.net.

Lojtari ka vendosur të mbyll karrierën prej futbollisti dhe të nis punën si trajner futbolli.

Nocerino ka qenë pa skuadër që kur përfundonte aventurën e tij me skuadrën e Benevento.

Ish anëtari i Juventus, Genoa, Crotone, Palermo, Milan, Torino dhe Parma ka lënë futbollin pas 247 ndeshjeve në Serie A, ku ka shënuar 21 herë dhe ka asistuar 15 herë.

Ai ka pasur edhe 15 paraqitje me kombëtaren e Italisë.