ZYRTARE: Parma prezanton Kastriot Dermakun

Kastriot Dermaku është prezantuar te skuadra e Parmës.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova e që luan për Kombëtarën e Shqipërisë, tashmë ka realizuar ëndërren e tij për të luajtur në Serie A, transmeton GazetaOlle.com.

Qendërmbrojtësi me Parmën ka nënshkruar kontratë për 4 vitet e ardhshme.

Image

Ky do të jetë debutimi i tij në Serie A këtë edicion, derisa ka luajtur gjithë karrierën e tij në Itali me Sassuolon, Melfin, Empolin, Pavian, Lucchesen dhe Cosenzan që prej 2017-s.