ZYRTARE: Ngadhnjim Mehmeti ka nënshkruar kontratë profesionale me Llapin

Ngadhnjim Mehmeti ka nënshkruar kontratë profesionale me Llapin.

Talenti llapjan inkuadrohet në ekipin e parë pas dy edicioneve të kaluara tek Juniorët me të cilët edhe u shpall kampion në sezonin e fundit, përcjell Gazetaolle.com.

Ngadhnjim Mehmeti, 19 vjeç, luan si mesfushor defanziv, karrierën e ka nisur tek Shkolla e futbollit “Besa Lluzhan”, pjesë e së cilës ishte deri tek Kategoria e Kadetëve e më pas ka kaluar tek 2 Korriku, ku ishte kampion i Kosovës në këtë kategori.

Pas dy edicioneve tek Juniorët e Llapit ku pati paraqitje shumë të mira, klubi ka vendosur që me Ngadhnjim Mehmetin të nënshkruaj kontratë profesionale me kohëzgjatje 5 vjeçare.

Fotografia e K.F. Llapi