ZYRTARE: Nga skuadra e Ligës së Parë e Kosovës në prova te Werder Bremen

Pas Milot Rashicës dhe Leon Zeqirajt (Werder U15), edhe një futbollist nga Kosova mund t’i bashkohet skuadrës gjermane.

Tashmë siç njofton KF Onix, skuadra kosovare e Ligës së Parë, talenti i tyre Larson Ferati edhe zyrtarisht do të jetë në prova te Werder Bremen, përcjell GazetaOlle.

Lojtari i ri i talentuar, është kapiteni i Onix U13, dhe shihet si një nga futbollistët me të ardhme të madhe para vetës.

Njoftimi: Lojtari njeherit edhe kapiteni K.F.Onix i gjenerates U 13 Larson Ferati Zyrtarishte ne prova te F.C.Werder Bremen ne Gjermani .
I Urojme suksese Larsonit dhe kalimin e provave me Sukses 

Fotografia e KF Onix