Zyrtare: Nga Hajvalia siguron prova në elitën e futbollit austriak

Futbollisja kosovar Albina Rrahmani, ka siguruar prova në Superligën e Austrisë, raporton Gazetaolle.com.

Rrahmani më 7 nëntor do të marrë rrugë për në Austri ku do të testohet te skuadra Union Kleinmunchen që aktualisht ndodhet në vendin e pestë në elitën e futbollit austriak. Rrahmani së fundmi ka qenë pjesë e Hajvalisë derisa i mbron edhe ngjyrat e Kombëtares së Shqipërisë.

Është menaxheri kosovar Afrim Qunaku ai që ia ka mundësuar këto prova futbollistet kosovare. Rrahmani luan si mbrojtëse.  /Olle