Zyrtare: Nga Ferizaj te Renova

Lavdrim Skenderi rikthehet në folenë e vjetër. Pas 6 muajve aventurë  te skuadra e Superligës së Kosovës, Ferizaji, Skenderi rikthehet te Renova, të cilës skuadër pritet ti bashkohet në grumbullimin e parë që trajneri i ri, Vllatko Kostov e ka paraparë që të ndodh të hënën (26 qershor).

Skenderi është përforcimi i parë i Renovës gjatë kësaj merkatoje vere, ndërsa me siguri se nuk do të jetë i fundit, duke pasur parasysh se skuadra nga Xhepçishti në sezonin e ri futet me ambicie që sërish të rikthehet në skenën ndërkombëtare.

lavdimr 2

I të njëjtit mendin është edhe përforcimi më i fundit i kësaj skuadre, Lavdrim Skenderi, i cili shpreson se një gjë të tillë do e arrijnë bashkë me Renovën në fund të sezonit 2017/2018.

ferizaj

“Sërish jam në folenë time. Aty ku kam kaluar momentet më të mira. Premtojë lojë të mirë dhe se do shënojë sa më shumë, për të arritur sa më lartë në tabelë, për të siguruar një vend për në Evropë, pasi që objektivat e Renovës, si gjithnjë janë garat evropiane” – tha për “infOSport.mk” Lavdrim Skenderi, i cili te Renova kishte luajtur për 6 sezone me rradhë para se të transferohej në futbollin kosovar.

Ferizaj

Skenderi me Renovën ka zhvilluar plotë 113 ndeshje, duke realizuar edhe 9 gola, një prej të cilëve edhe në ndeshjet kualifikuese të Liga Evropa, kundër skuadrës së AS Libertas nga San Marino në vitin 2012-të.

Ferizaj