ZYRTARE: Nertil Hoxhaj nënshkruan te skuadra e Superligës në Kosovë

Vushtrria ka transferuar edhe një futbollist nga Shqipëria.

Nertil Hoxha është ardhja e fundit te kjo skuadër, shkruan GazetaOlle.

Mbrojtësi i majtë së fundi ishte pjesë e Elbasanit në Kategorinë e Parë të Shqipërisë.

Njoftimi: Nertil Hoxhaj 22 vjeçar, i lindur ne Fier të Shqiperisë, i formuar te KF Partizani i Tiranës, klub me të cilin debutoi në maj të vitit 2016. Mbrojtësi i majtë, më t’u mbyllur sezoni në janar të vitit 2017 mori një ofertë nga KF Flamurtari i Vlorës ku pas qëndrimit 6 mujor transferohet në KF Bylisit, ku dha kontributin e tij që të renditen si kampion në tabel, por në grup të playoffit kishin Tiranën dhe nuk ia arritën dot të inkuadrohen në Superiore.
Pas aventurës në KF Bylis, Hoxhaj së fundi transferohet në KF Elbasani ku pas qëndrimit një vjeqar përfundon kontratën për të filluar një aventurë të re me ne, në Superligën e Kosovës!

Fotografia e FC Vushtrria