ZYRTARE: Ndryshohet orari i super-ndeshjes, luhet një ditë më herët prej orës 15:00

Ndryshohet orari i një prej ndeshjeve më interesante në Premierligë mes Arsenalit dhe Liverpoolit.

Derbi anglez ndërmjet Arsenalit dhe Liverpoolit që ishte paraparë të zhvillohej natën e krishtlindjeve do të luhet një ditë më herët.

Lajmin e ka konfirmuar SKY Sport.

Kjo pasi klubi londinez është ankuar se nuk po arrinë të siguroj kushtet, siç janë personeli ruajtës për këtë derbi.

Gjithashtu mund të ndodh që asnjë ndeshje më nuk do të luhet në mbrëmjen e krishtlindjeve pas konsultave me klubet e Premierligës.

Arsenali dhe Liverpooli do të ndeshen me 22 dhjetor.

Ndeshja fillon në orën 15:00, sipas kohës lokale.

Image result for klopp wenger