ZYRTARE: Musolli vazhdon me Kukësin

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici ka zhvilluar një bisedë me Besar Musollin, me të cilin jo më larg se 3 ditë më parë pati një dakordësi për të ndërprerë bashkëpunimin deri në riaftësimin e tij të plotë, me klauzol ritkthimin e tij në skuadër pas rehabilitimit, pasi ‘dyert’ e ekipit kuksian do të ishin të hapura për të.

Numri një i klubit verilindor ka vlerësuar dhe ka marrë në konsideratë kontributin e dhënë nga mesfushori më fanellën e Kukësit, për 7 vite me radhë duke siguruar të gjitha titujt për të cilat garohet në futbollin shqiptar.

Falë punës intensive, bashkëpunimit në ekip si dhe mbështetjes së Presidentit, Musolli dhe Futboll Klub Kukësi arritën debutimin e suksesshëm në arenën ndërkombëtare duke luajtër deri në turin e katërt të Europa League.

Mes Presidentit dhe 29-vjeçarit është rënë dakord që lojtari të qëndrojë tëk Kukësi, të vijojë rehabilitimin, të jetë pjesë e ekipit dhe për tu rikthyer në fushën e lojës madje për të qënë përherë pjesë e skuadrës nënkampione të Shqipërisë.