Zyrtare: Mushica firmos me Bylisin

Kushtrim Mushica është bërë me skuadër të re. Portieri i cili u largua nga Prishtina, ka firmosur me skuadrën e Bylisit nga Ballshi.

Ndërmjetës në këtë kalim ka qenë menaxheri i mirënjohur kosovar, Hashim Vitia. Mushica ka firmosur kontratë 1-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. “Kushtrim Mushica ka nënshkruar kontratë me Bylisin. Jemi shumë të kënaqur me kushtet e ofruar”, deklaroi Vitia për Gazetaolle.com. Vitia ndërmjetësoi edhe në kalimin e Ahmet Halitit, i cili ditë më parë kaloi po nga Prishtina te Bylisi.

Mushica konsiderohet një ndër lojtarët më të mirë të Prishtinës në futbollin e pasluftës në Kosovë. /Gazeta olle/

bilis