ZYRTARE: Muhamet Dragusha e fillon punën te ky klub i njohur në Ligën e Parë

Muhamet Dragusha do të jetë drejtor sportiv i Vushtrrisë.

Klubi i Vushtrrisë i ka bërë disa ndryshime, duke e mëruar Dragushën në këtë post, ndërsa Ridavan Beqiri, që ishte në këtë post, do të mban pozitën e drejtorit të klubit.

“Gjeneratat me të vjetra sigurisht se e kujtojnë Mujën në vitin 2007 kur ja dolëm të mbijetojmë në Superligë duke mposhtur të gjithë kundërshtarët pretendent për titull!”, thuhet në njoftimin e klubit.

33988258_2101769003170541_808847083204247552_n

Vushtrria pritet të jetë një nga klubet pretendent për Superligë.

Ata këtë sezon n ndeshjen e barazhit dështuan të futen në Superligë, duke humbur me penallti nga Flamurtari.  /Gazeta Olle/