Zyrtare: Modriq e mbyll edicionin

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriq do të mungoj për pjesën tjetër sezonit, pasi ka ndrydhur ligamentin e gjurit të djathtë dhe do të mungoj për 6 javë.

“Pas testeve të Luka Modricit në spitalin Sanitas La Moraleja, është diagnistifikuar se lojtari ka ndrydhur ligamentin e gjurit të djathtë”, shkruhej në faqen zyrtare të Real Madridit, transmeton gazetaekspress.

Modric nuk shumë që është rikthyer nga një lëndim që e mbajti jashtë për 6 muaj, ndërsa ky lëndim vjen në momentet vendimtare të sezonit, kur skuadra po lufton për La Liga dhe Ligën e Kampionëve.