ZYRTARE: Milani transferon portierin e njohur

Asmir Begovic është transferimi më i ri i Milanit.

Portieri boshnjak është bashkuar me Milanin si huazim gjashtë mujor nga skuadra angleze Bournemouth.

Ka qenë vet klubi kuqezi që ka bërë zyrtare afrimin e Begovicit nga Bournemouth si huazim gjashtë mujor.

32-vjeçari te Milani do të jetë si portier i dytë dhe do ta zëvendësojë Pep Reinan e larguar.

Milani do ta ketë edhe të drejtën e blerjes së portierit.

Begovic më parë ka mbrojtur edhe për Chelsean, Stoke Cityn, Portsmuthin dhe së fundmi ishte i huazuar te Qarabag në Azerbajxhan.