Zyrtare: Milani prezanton futbollistin e ri (FOTO)

Milan ka njoftuar se ka nënshkruar me portierin Marco Storari, ndërsa ka huazuar portierin Gabriel në Cagliari.

Skuadra e Milanit ka njoftuar se ka nënshkruar deri me 30 qershor të vitit 2017 me portierin Marco Storari.

Po ashtu ka njoftuar se portieri Gabriel është huazuar në Cagliari deri më 30 qershor 2017, ndërsa më herët ka vazhduar kontratën deri në vitin 2019.