Zyrtare: Mezi e arriti, por tani CAS e largon edhe nga Liga e Evropës Milanin

Skuadra e Milanit është përjashtuar nga ky edicion i garave në Ligën e Evropës.

Ky vendim u morr nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit Sportiv (CAS), pasi ‘rossonerët’ paraprakisht ishin dënuar dhe ankuar për thyerjen e rregulloreve të ‘fair play’-it financiar, shkruan Gazeta Olle.

Në njoftimin e publikuar sot nga CAS shkruhet: “AC Milan përjashtohet nga pjesëmarrja në garën e UEFA’së për stinorin 2019/2020 për shkak të thyerjes së rregullave FFP gjatë viteve 2015/2016/2017 dhe periudhës 2016/2017/2018”.

Kjo është një goditje e rëndë për klubin kuqezi italian. /Gazeta Olle/