ZYRTARE: Mërgim Mavraj prezantohet tek skuadra e re (FOTO)

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, është prezantuar sot me fanellën e Arisit në Greqi, duke nisur kështu aventurën greke. Marrëveshja ishte arritur ditë më parë mes palëve, por sot futbollisti është prezantuar zyrtarisht.
Mavraj ka postuar foton në Instagram, duke shkruar “Jasu Thesaloniki!”(përshëndetje Selanik!) Afrimi i Mavrajt, mbrojtësit të kombëtares së Shqipërisë, konsiderohet një përforcim me shumë vlera për Arisin, që më parë ka marrë edhe mesfushorin Migjen Basha.
Dyshja e kombëtares kuqezi pritet të jetë shumë e rëndësishme për klubin nga Selaniku, ku më parë është aktivizuar edhe Kristi Vangjeli, shkruan Vipsport.al.