Zyrtare: Mekaj në Turqi

E largoi Sigal Prishtina, mirëpo Leonard Mekaj ka gjetur menjëherë angazhim. Fundori i talentuar që shihej e ardhmja e klubit bardhë e kaltër, ishte tejet i zhgënjyer me tretmanin nga Prishtina pasi kishte pohuar se gjithmonë krerët e klubit thurnin elozhe për të duke deklaruar se llogaritnin në të, mirëpo menjëherë pasi i kaloi të 20-tat,dhe Sigal Prishtina nuk mund të llogarit më në të si lojtarë i ri. Prishtinasit e harruan menjëherë Mekajn.

Plejmekeri me një ardhme të ndritur kishte pohuar se ka oferta në Kosovë,në Malin e Zi,në Katar dhe Turqi por tashmë si duket është përcaktuar për në Turqi.

Leonard Mekaj ka njoftuar personalisht në profilin e tij personalë se ka arritur marrëveshje për ta vazhduar karrierën dhe shkollimin në Turqi. “Unë si person falë Basketbollit kam përfituar ne jetën time shumë gjëra te mira,falë tij kam fituar shoqëri te gjerë dhe te ngushtë,falë tij fitova opinionin e shumicës si njeri i përkushtuar ne ate qe bën dhe i vendosur ne vizionin tim për jetë.

Falë basketbollit erdhi edhe kjo. Pas Europianit U-20 ku mora pjese për Kosovën,agjentet panë lojën time dhe me ofruan disa oferta,por me e mira me dukej kjo. Bursë sportive e plote ne Universitetin Mevlana ne Turqi ku do te luaj dhe njëjtën kohe do te shkollohem aty. Shumë i lumtur për aventurën e re”,s hkruan Mekja në ‘Facebookun’ e tij.