Zyrtare: Mehmedi te një skuadër e madhe gjermane

Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi edhe zyrtarisht është transferuar te skuadra gjermane Bayer Leverkusen, e te e cila skuadër do të qëndroj deri me 30 qershor të vitit 2019.

Lajmi është konfirmuar nga Leverkusen, ndërsa Mehmedi ka thënë që është realizuar ëndrra e tij për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

“Ëndrra ime ka qenë Liga e Kampionëve dhe këtë qëllim e arrita dhe po e bëj me këtë sezon me Bayer Leverkusenin”, tha Mehmedi.

Mehmedi në Leverkusen është transferuar nga skuadra tjetër gjermane, Freiburg. /Express/