Transferimi më interesant i vitit: Skuadra kosovare prezanton MC Kreshën!

Rep-artisti i njohur kosovar, MC Kresha, njihet si adhurues i madh i futbollit.

Ai është tifoz i klubeve të qytetit të Mitrovicës dhe i skuadrës angleze, Liverpool, përcjellë Gazeta Olle.

Por, a e keni menduar ndonjëherë aktivizimin e tij në ndonjë skuadër?

Me gjasë nuk e keni menduar kurrë, por kjo i ka shkuar ndërmend skuadrës se FC Poliklinikës Fati, që merr pjesë në turneun e MM Ligës në Mitrovicë.

Lajmin për “Olle” e ka konfirmuar organizatori i turneut, Behar Kutllovci.

Mbetet të shihet nëse MC Kresha do të inkuadrohet në ndonjë ndeshje, gjë që do ta bënte edhe më interesante këtë ligë të futbollit. /Gazeta Olle/